

Profesori Albus Dumbledore e di se magjistari i fuqishëm dhe i errët, Gellert Grindelwald, po lëviz për të marrë kontrollin e botës magjike. I pafuqishëm për ta ndalur atë i vetëm, ai i beson magizoologut Newt Scamander detyrën për të udhëhequr një ekip trimash, të përbërë nga magjistarë, shtrigat dhe një pastiçier i guximshëm “Muggle”. Gjatë misionit të tyre të rrezikshëm, ata ndeshin një sërë kafshësh të vjetra dhe të reja, ndërsa përplasen me legjionin në rritje të ndjekësve të Grindelwald-it. Në këtë përballje epike, sekretet e familjes Dumbledore dalin në dritë dhe fati i botës magjike varet nga një plan aq kompleks, saqë as vetë Grindelwald nuk mund ta parashikojë.