

Marty dhe Doc janë sërish në aksion, ndërsa dyshja që udhëton në kohë niset drejt vitit 2015 për të parandaluar disa fatkeqësi të familjes McFly që në rrënjë. Por gjërat shkojnë ters për shkak të ngacmuesit Biff Tannen dhe një almanaku sportiv të bezdisshëm. Në një përpjekje të fundit për të rregulluar situatën, Marty e gjen veten të destinuar për në vitin 1955 dhe ballë për ballë me prindërit e tij adoleshentë — përsëri.