

Sapo “Djemtë e Këqij” kishin filluar të shijonin jetën e tyre të re si “qytetarë model”, e kaluara e tyre i ndjek pas me një kthesë shokuese. Një ekip misterioz dhe tepër efikas kriminelesh – “Vajzat e Këqija” – bëjnë hyrjen e tyre në skenë, duke rrëmbyer Zotin Ujk dhe bandën e tij për një mision që vë në lojë gjithçka. Të ndodhur përballë një grupi që i njeh të gjitha hilet e tyre dhe që nuk ndalet para asgjëje, Djemtë e Këqij duhet të vendosin: a do t’i qëndrojnë besnikë “rrugës së mirë” apo do të detyrohen të kthehen te taktikat e tyre të vjetra për të mbijetuar?