
Pas vdekjes së perandorit Mark Aurel, djali i tij djallëzor, Komodi, merr pushtetin dhe dëbon Maksimusin, një nga gjeneralët më të zotë të Romës, të cilin Aureli e preferonte si pasardhës. I tradhtuar dhe me familjen e vrarë, Maksimusi përfundon në skllavëri, ku detyrohet të bëhet një gladiator. Ai duhet të luftojë deri në vdekje kundër burrave të tjerë për argëtimin e publikut në arenë, por pas çdo beteje fshihet një qëllim i vetëm: të mbijetojë aq sa të kthehet në Romë, të përballet me vrasësin e familjes së tij dhe të marrë hakun që i takon.