

Kur Hellboy, Liz Sherman dhe Abe Sapien caktohen për të hetuar rezidencën e pushtuar nga fantazmat të një miliarderi të dhenë pas famës, ata zbulojnë një plan për të ringjallur një vampire sa të bukur, aq edhe monstroze nga e kaluara e Profesor Bruttenholm. Por përpara se të ndalojnë gjakderdhjen e saj, Hellboy-t do t’i duhet të luftojë kundër harpive, qenve të ferrit, një ujkolloku gjigant dhe madje edhe kundër vetë hyjnisë mizore, Hecate.