

Shkencëtarët kanë zbuluar një teknologji revolucionare që mundëson “transferimin” e ndërgjegjes njerëzore në trupa robotikë kafshësh tejet realiste, duke i lejuar njerëzit të komunikojnë me botën e kafshëve nga brenda saj. Mebeja, një dashamirëse e madhe e kafshëve, shfrytëzon këtë mundësi unike për të eksploruar jetën e egër, por gjatë këtij udhëtimi, ajo zbulon mistere dhe sekrete të paimagjinueshme që ekzistojnë thellë në mbretërinë e kafshëve, duke sfiduar çdo gjë që njerëzimi mendonte se dinte për speciet e tjera.