Demoni me Sytë e Verdhë është mundur, por fitorja erdhi me një çmim shkatërrues. Beteja që solli rënien e tij hapi portat e Ferrit, duke lëshuar qindra demonë në një botë që nuk e ka idenë për kërcënimin që po i kanoset. Dhe më e keqja, ajo betejë i kushtoi Sam-it jetën.I mbytur nga pikëllimi dhe i paaftë për të jetuar në një botë pa të vëllain, Dean-i bëri paktin fatal me Demonin e Udhëkryqit: shpirti i tij në këmbim të ringjalljes së Sam-it. Tani, Dean-it i ka mbetur vetëm një vit jetë. Një vit për të luftuar forcat e pakëndshme, të shtrembëruara dhe të mbinatyrshme. Një vit për të gjetur forcën që t’i thotë lamtumirë Sam-it. Dhe për Sam-in, është një vit i mbushur me kërkime dëshpëruese për të gjetur një rrugëdalje, një mënyrë për ta shpëtuar të vëllain nga fati i zymtë që e pret. Një aventurë marramendëse pret vëllezërit Winchester, ndërsa ata vazhdojnë udhëtimin e tyre të jashtëzakonshëm në botën e mbinatyrshme… dhe odiseanë e tyre personale drejt fatit.















