

Pandora nuk është më vendi që njihnim. Ndërsa Xhejk Sali dhe Nejtiri përpiqen të shërojnë plagët e luftës së kaluar dhe zbrazëtinë e lënë nga humbja e djalit të tyre, një hije e re po përhapet nga viset vullkanike të planetit. “Populli i Hirit”, një fis Na’vi me një kulturë të egër dhe të udhëhequr nga Varang, një lidere që nuk ndalet para asgjëje për të zgjeruar dominimin e saj, kërcënon të prishë paqen e brishtë.