“Nuk ka rëndësi që ndonjë budalla thotë se është ndryshe…” — D’Angelo
Duke u përpjekur ta lërë pas dore punën në polici dhe t’i kthehet martesës së tij, McNulty heq dorë nga përpjekjet për të identifikuar gruan e panjohur (Jane Doe). Në hetimin e tyre për Sobotka-n, detektivët zbulojnë një model në kompjuter dhe ia shpjegojnë lidhjen Daniels-it, por ai ende nuk pranon ta marrë përsipër çështjen e vrasjeve. Sobotka përpiqet të luajë lojën politike në emër të sindikatës së tij.











