“Drogë mbi tavolinën e mallkuar.” – Daniels.
Policia shton presionin për të gjetur Savino-n, Wee-Bey-n dhe Little Man-in. Burrell-i urdhëron Daniels-in t’i godasë shpërndarësit e drogës për të arritur rezultate që do të bëjnë përshtypje në shtyp. Barksdale-i sheh radhët e tij të rrallohen pas sulmit ndaj Orlando-s. Bubbles-i përpiqet të qëndrojë i kthjellët ndërsa vëzhgon zonat e banimit për McNulty-n; dhe Freamon-i arrin në përfundimin se në skuadër ka një tradhtar.












