“Bota po shkon në një drejtim, njerëzit në një tjetër.” — Poot
Walker-i kap Donut-in duke vjedhur makina dhe i jep një mësim; Komisioneri Burrell merr këshilla nga Senatori Davis; Little Kevin-i bisedon me Marlo-n dhe pendohet për këtë; Herc-i shpërfill telefonatën e Bubbles-it dhe pendohet; Mbikëqyrësi i Zonës vë në dyshim suksesin e klasës së projektit të Colvin-it dhe Parenti-t; Senatori Davis përpiqet të mashtrojë Carcetti-n; Carver-i arreston Namond-in, por e mban larg procedurave të regjistrimit të të miturve (baby booking); Burrell-i urdhëron policinë të manipulojë statistikat përmes bastisjeve në rrugë; Marlo e përhap fjalën se Randy është një spiun; Elena e shikon McNulty-n si një njeri të pjekur; Chris Partlow dhe Snoop vënë në shënjestër babanë e Bug-ut për llogari të Michael-it.












