“Kaq ishte e gjitha?” — Bubbles
Ndërsa kërkon për trupat e zhdukur, Freamon-i anashkalon hierarkinë komanduese pasi qortohet nga Landsman-i. Carcetti zbulon se premtimet e tij për rritje pagash mund të minohen nga borxhi i shkollave, gjë që e detyron atë të mendojë t’i lutet Guvernatorit për fonde për ta shlyer atë. Colvin-i përpiqet ta mbajë klasën e tij eksperimentale të financuar. Bubbles-i shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së masave ekstreme për të hequr qafe njeriun që vazhdon ta vjedhë. Prez-i është i shqetësuar për kalimin e Dukie-t në një klasë më të lartë. Omar-i organizon një tjetër kurth të madh, ndërsa Namond-i dhe Cutty-i shohin nga afër “Michael-in e ri”. Premtimi i Carver-it për t’u kujdesur për Randy-n përfundon duke dukur i pambajtur.












