“Ne kemi punën tonë, por ajo është vetëm një pjesë e diçkaje më të madhe.” — Zenobia
Prez-i dëshiron të japë mësim jashtë programit shkollor. Carcetti viziton Departamentin e Vrasjeve dhe merr pjesë në patrullime për kapjen e shpërndarësve të drogës. Colvin-i dhe klasa e Dr. Parneti-t diskutojnë rregullat e “djemve të qosheve”. Bunk-u bind Holley-n që t’i hedhë një sy tjetër çështjes së Old Face Andre-së dhe Omar Little-it. Herc-i dhe Dozerman-i fillojnë t’i bëjnë presion Marlo-s dhe bandës së tij ndërsa përpiqen t’u kthehet kamera e tyre e mbikëqyrjes. Chris Partlow dhe Snoop kërkojnë t’i dërgojnë një mesazh bandës së Nju Jorkut. Marlo i kërkon Proposition Joe-s të hetojë Herc-in. Babai i Michael-it kthehet në shtëpi, ndërsa Namond-i rekruton një toger.












